Si e shpreh Van Gali vlerësimin për Damfrisin? Me një puthje!

Trajneri i Holandës po tregohet vërtet i veçantë dhe në 19 ndeshje nuk ka humbur asnjë që nga rikthimi, duke pasur 14 fitore. Edhe pse sfida e radhës do të jetë tepër e vështirë, në çerekfinale ndaj Argjentinës, tekniku veteran për momentin nuk po shqetësohet shumë. Ai madje po bën shaka dhe është krejtësisht origjinal me me mënyrën sesi flet dhe sesi sillet. Në konferencën e shtypit pas fitores ndaj SHBA-së në raundin e dytë (3-1), Van Gali ishte në krah të lojtarit të krahut të Interit, Denzel Damfris, që u shpall më i miri i ndeshjes. i pyetur sesi e vlerëson paraqitjen e Damfrisit, trajneri u përgjigj me një … puthje për futbollistin!

Sfidanti.al