Kanë kalur 4 vjet nga ajo që ndodhi në Rusi, ndërsa familja e tij ka ndryshuar. Lionel Mesi është vërtet një baba, por një at me djem që tashmë po i bëhen “shokë”, po i bëhen “burra”. Tiago është 10 vjeç, Mateo është 7 dhe Siro ka 4 vjeç e ndoshta kupton më pak se të tjerët. Kapiteni i Argjentinës e thekson këtë gjë. “Po kënaqem më shumë në këtë Botëror sepse jam bashkë me fëmijët e mi që janë tashmë të rritur dhe kuptojnë gjithçka”, – u shpreh ai, ndërsa theksoi se ekipi ka një lidhje të veçantë me tifozët, ndërsa parashikoi se çerekfinalja me Holandën do të jetë e vështirë.
Sfidanti.al