“Zonja e Vjetër” është në një tjetër “vorbull” të rrezikshme në historinë e saj, me drejtues që mund të ndëshkohen rëndë, por edhe me klubin e skuadrën që mund të vuajë pasoja të mëdha, ndërsa në “luftën e madhe” hapet edhe një “front” tjetër. Kristiano Ronaldo kërkon nga Juventusi që t’i japë 19.9 milionë eurot që mesa duket nuk ia paska dhënë ende, dhe që janë një nga arsyet e hetimeve të prokurorisë në Torino. Këto para u fshëhën nga kontratat e paraqitura zyrtarisht, por iu premtuan portugezit. Tashmë, ylli 37-vjeçar gjykon se ka ardhur koha të kërkojë atë që i takon, ndonëse në Arabinë Saudite mund të marrë 500 milionë euro në vetëm 2.5 vjet.
Sfidanti.al