Formula e Interit për Asllanin: Huazim 4 milionë euro, blerje kartoni me plus 10 milionë, huazim Satriano!

Edhe e famshmja “La Gazeta delo Sport” e ka lajm kryesor dhe të konfirmuar. Interim err Kristjan Asllanin, ndërsa me Empolin është arritur një marrëveshje me disa hapa. Së pari, mesfushori i kombëtares shqiptare kalon tek zikaltërit në formë huazimi, me milanezët që paguajnë këtë verë 4 milionë euro, dhe do të ketë detyrim për të blerë kartonin duke dhënë edhe 10 milionë euro të tjera. Kjo lëvizje u bë e mundur pasi Satriano ra dakord që të shkonte në huazim tek Empoli, dhe ky huazim është jashtë 14 milionë eurove në total që kushton kartoni i 20-vjeçarit kuqezi. Një sukses për Asllanin, por edhe për Interin që kishte konkurrencë me Milanin, dhe që i duhej një lojtar për të mbështetur Marcelo Brozoviçin. Pa kroatin, trajneri Simone Inzagi nuk ka arritur asnjë fitore sezonin që u mbyll, por kjo mund të ndryshojë me shqiptarin.

Sfidanti.al