Eriksen shpëton për mrekulli pasi u rrëzua në fushë, Danimarkë-Finlandë rinisi në 20:30!

Prag-tragjedie në Kampionatin Europian të futbollit. Lojtari i Danimarkës, Kristian Eriksen, u rrëzua në fushë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Danimarkës, pa mundur që të ngrihej përsëri. Ndihma mjekësore për lojtarin ishte urgjente, ndërsa ndeshja u ndërpre për shumë minuta. Atmosfera në stadium ishte tepër e rëndë, ndërsa mjekët nuk po jepnin asnjë informacion për gjendjen e mesfushorit. Më në fund, u vendos që lojtarët e të dyja skuadrave të dilnin nga fusha, ndërsa Erikseni u dërgua me shpejtësi në spital.

Sipas informacionit të UEFA-s dhe të Federatës Daneze të Futbollit, gjendja e futbollistit është e stabilizuar dhe ai ka arritur të hapë sytë. Pritet që ai të vazhdojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa më pas Federata Daneze, si dhe agjenti i Eriksenit, sqaruan se futbollisti ka folur dhe se ndihet më mirë. UEFA vendosi që ndeshja të rifillonte në orën 20:30, sipas kërkesës së dy ekipeve, për t’u luajtur minutat e mbetura të pjesës së parë, të bëhet 5 minuta pushim dhe të luhet pastaj pjesa e dytë.

Sfidanti.al