Nuk dëshiron të rikthehet në futboll nga ndonjë derë e vogël, por nga hyrja kryesore. Ashtu siç doli, gjatë një Europiani, Kristian Eriksen, mendon se objektivi i tij duhet të jetë të kthehet sa më shpejt në kombëtaren e Danimarkës dhe të jetë në dimër në Kupën e Botës në Katar. “Ky është synimi im, – tha ai për mediat daneze, – dua që të jem në Katar”. Erikseni falenderoi tifozët për mbështetjen që pas arrestit kardiak qershorin e kaluar, po ashtu falenderoi shokët e skuadrës dhe mjekët, duke deklaruar se rikuperimi i tij shëndetësor është shumë i mirë.
Sfidanti.al