Vendasit për momentin kanë 6 shqetësime, ndërsa miqtë 9, ndaj edhe kryendeshja e javës e Serisë A mund të mos luhet këtë fundjavë. E tillë gjendja në Juventus-Napoli, për të cilën mediat italiane presin vendimin përfundimtar të autoriteteve shëndetësore dhe sportive. Torinezëve u mungojnë Danilo, Bonuci, Pinsolio, Artur, Kielini dhe ndoshta Ramsej. Miqtë vijnë me një listë më të gjatë që përbëhet nga Osimhen, Ruiz, Elmas e Lozano me Kovid, Mario Rui i skualifikuar, Malkuit në dyshim dhe Kulibali, Anguisa dhe Unas në Kupën e Afrikës. Për momentin të dy trajnerët po punojnë dhe përgatisin formacionin e mundshëm, por gjithsesi e kanë një vesh e një sy nga autoritetet.
Sfidanti.al