Efekti “Mesi”, edhe me Bartomeun Barça është klubi me më shumë të ardhura në botë!

Mund të mos fitojë tituj siç i ndodhi edicionin e kaluar, por sërish mbetet një emblemë. Mund të ketë skandale brenda tij, por klubi i Barcelonës është sërish tepër i ndjekur, dhe ja ku doli në vendin e parë në renditjen e futbollit përsa i përket të ardhurave në një vit. Sipas mediave katalanase, kompania e specializuar britanike “Deloit&Tush” (Deloitte & Touche) e ka nxjerrë Barçën numrin 1 me 840.8 milionë euro të ardhura në 2018-2019. Sezoni i fundit ende nuk është llogaritur, dhe besohet se do të ketë një ulje të përgjithshme për shkak të koronavirusit.

Kryesuesi i mëparshëm, Reali i Madridit pati 757.3 milionë euro të ardhura, ndërsa në vend të tretë është rivali i përhershëm i tyre, Mançester Junajtidi me 711.5 milionë euro. Vazhdojnë Bajerni, Paris SG, Mançester Siti e Liverpuli, që të gjithë mbi 600 milionë euro xhiro vjetore secili. Në 11 klubet e parë, 6 janë të Premier Ligës, pasi ndodhen aty edhe Totenhemi, Çelsi e Arsenali, që të gjithë të Londrës. Juventusi është përfaqësuesi më i afërt i Serisë A, në vend të 10-të me 459.7 milionë euro. Tek Barcelona, duket se mjafton prania një superylli si Lionel Mesi për të amortizuar goditjet e mëdha të skandaleve dhe dështimeve.

Sfidanti.al