Juventus, kthehet Morata kryen vizitat mjekësore

‘Back in Town’; kështu ia uroi Juventus mirëseardhjen Alvaro Moratës që kthehet të veshe fanelën bardhezi, 4 vjet pas lamtumirës. Sulmuesi spanjoll mbërriti në aeroportin e Caselles i shoqëruar nga e gjithë familja pak pas mesnatës të së martës dhe u prit nga një grup tifozësh juventinë. Rreth orës 9:30 të paradites ai iu drejtua J Medical për të kryer vizitat mjekësore.

Pas kësaj Moratës i mbeti për të firmosur kontratën e re me Juventusin  dhe për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës së tij. Në momentin që zbriti në aeroport, tifozët e përshëndetën me forca teksa thërritën:’Mirë se u ktheve’

Morata kthehet te Juventusi nga Atletico Madrid me formulën e huazimit për10 milionë /euro me të drejtë blerjeje për 45 milionë Euro dhe mundësinë pëe rinovimin e huazimit edhe për një sezon tjetër dhe në këtë rast Juventus do të paguante edhe 10 milionë Euro të tjerë e 35 milionë për blerjen e mundshme përfundimtare të kartonit të tij. Për t’u kthyer te Juventusi, Alvaro Morata pranoi uljen e pagës së tij për të kaluar nga 9 milionë në 5 milionë Euro plus bonuset.

Sfidanti.al