“E tmerrshmja” Megan, është shpresa e madhe e Shteteve të Bashkuara

Në moshën 33-vjeçare është padyshim një nga sportistet më të shquara, por edhe më të diskutuara të botës. Ylli i kombëtares amerikane të futbollit, Megan Rapinou (Rapinoe), ishte autore e të dy golave në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës në Lion, duke i dhënë kualifikimin kampioneve në fuqi me fitoren 2-1. Gjysmëfinalja për favoritet e turneut do të jetë ndaj Anglisë.

Rapinou mund të quhet “e tmerrshme” për atë që përfaqëson, në kontrast të fortë me kulturën mbizotëruese në SHBA, pra në kundërshtim me atë që cilësohet si “politikisht korrekte” (politically correct). E njohur që në viti 2012 si lesbike, ajo është gjithashtu një luftëtare për barazi në Shtetet e Bashkuara, duke marrë famë botërore kur u ul në gjunjë gjatë himnit amerikan në një ndeshje të shtatorit 2016. Po ashtu, në Kupën e Botës 2015, ajo refuzoi të këndonte himnin. Konflikti i saj më i fundit ishte me presidentin Donald Tramp, pasi u publikua një video ku Megani thoshte se nuk do të pranonte të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, nëse SHBA fitonte Botërorin në Francë.

Sfidanti.al