Lindi në Friuli, por jetoi në Milano për një kohë të gjatë dhe “nxënësit” e tij duan që t’i japin medaljen më të shtrenjtë të qytetit të Lombardisë. Flasim për Enco Beraxotin (Enzo Bearzot), trajnerin e Italisë kampione të botës në 1982, i cili në 21 dhjetor mbush 10 vjet që është ndarë nga jeta. “Plakushi” ishte një futbollist mesatar, dhe një trajner që nuk shkëlqeu me klubet, por që arriti famën e madhe në 1982 në Spanjë kur fitoi Botërorin me Të Kaltrit. Disa nga ish-lojtarët e asaj skuadre kanë bërë një propozim që Bearxotit t’i jepet medalja “Ambroxhino e Artë”, një medalje e Komunës së Milanos frymëzuar nga shenjtori Shën Ambrozi. Do të ishte një respektim i madh i figurës së futbollit italian, por diçka që “Plakushi” do ta meritonte me patjetër. Në foto, është Bearxoti (I pari djathtas), duke luajtur me letra në aeroplan, bashkë me presidentin e Italisë së asaj kohe Sandro Pertinin, Dino Xofin dhe Franko Kauzion.
Sfidanti.al