Kështu konsideron anëtari i “Shtëpisë së të lavdishmëve” të boksit, Xhim Lampli, sipas të cilit ajo ndeshje ishte një “mashtrim i madh, me qëllim që dikush të fitonte shumë para, ndërsa njerëzit i nxori budallenj!” Lampli, ish-boksier dhe anëtar i “Shtëpisë së të lavdishme” të boksit, konsideron se spektakli më i shtrenjtë i të gjitha kohërave mes boksierit Floid Meiuedher dhe luftëtarit të arteve marciale të përziera (MMA), Konor MakGregor, ishte një mashtrim i paparë. Lampli që tani është bërë komentator boksi, thotë se dukej qartë se Meiuedheri ia la tre raundet e parë luftëtarit irlandez dhe lekoj që ndeshja të shkonte deri në raundin e 10-të, kur ai edhe e fitoi ndeshjen me nokaut teknik. Sipas tij, gjithçka u bë për të fituar para, duke argëtuar ndërkohë edhe tifozët anekënd botës.
Në një intervistë në TMZ, Lampli vuri në dukje: “Meiuedheri ka dalë në pension? Kush e tha këtë? Ai tani është bërë një regjisor boksi, duke regjisuar mashtrimin më të madh në historinë e boksit”, tha ai, duke shtuar se “ai ia la tre raundet e parë MakGregorit që t’u bënte qejfin tifozëve të MMA-së që ata të kenë se përse të diskutojnë dhe, më pas, e shtyu ndeshjen deri në raundin e 10-të. Gjithçka ishte e paracaktuar. Besoj se ka akoma budallenj në këtë botë që e lejojnë Meiuedherin të fitojë 150 milionë euro të tjera, madje, edhe më shumë”, vuri në dukje Lampli.
Sfidanti.al