Ia doli në 2016 dhe e përsëriti suksesin, ndërsa një veteran realizoi një nga ëndrrat që i mbetej. Dani Alvesh u shpall kampion olimpik me Brazilin një titull që u shtohet atyre të Kupës së Amerikës, Championsit dhe shumë titujve kampion në Europë me Barcelonën apo Juventusin. Brazili fitoi finalen olimpike në futboll për meshkuj, 2-1 pas kohës shtesë e Spanjën që ishte e mbushur me yje. Lojtarë si Simon, Torres, Asensio, Ojarzabal apo Olmo nuk ia dolën dot këtë herë për Spanjën.
Sfidanti.al