Ende nuk e ka arritur numrin “magjik” të 10 medaljeve të arta në Tokio 2020, por është shumë pranë. Franca krenare për momentin po konkurron e Gjermaninë, Holandën dhe Italinë në tabelën e medaljeve olimpike, ndonëse fuqitë kryesore sportive të botës janë larg. Kina ka 38 të arta, SHBA ka 36, Japonia 27, Rusia 20 po aq sa Britania e Madhe, ndërsa Australia ka 17 të arta. Deri tek 9 të artat, francezët arritën me titujt olimpikë në hendboll për meshkuj, me fitoren 25-23 ndaj Danimarkës, dhe ndaj fitores jo edhe aq të pritur në volejboll për meshkuj, 3-2 ndaj Rusisë. Në total, Franca ka 32 medalje, më pak sesa 39 të Italisë, 37 të Gjermanisë dhe 33 të Holandës.
Sfidanti.al