I pari e fitoi këtë sfidë dhe ishte si përherë titullar. Jo vetëm kaq, por mori edhe një notë të mirë duke qenë në 4-5 lojtarët më të mirë të Rajo Vajekanos në suksesin 2-0 në fushën e Espanjolit. Fitorja në “Qytetin Kondal” bëri që Vajekano e Balliut të gdhihej si udhëheqëse e La Ligës duke shkaktuar ndoshta një të papritur. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e tregoi sërish veten dhe tashmë nuk është një zbulim, pasi shkëlqeu edhe edicionin e kaluar duke siguruar mbijetesën për Rajon. Keidi Bare ndërkaq e ka më të vështirë tek Espanjoli, edhe pse talenti i tij nuk diskutohet. Mesfushori kuqezi u aktivizua në 67’, dhe nuk mori “notë kaluese”, por po ashtu si gjithë shokët e tij.
Sfidanti.al