Partizani arriti një fitore shumë të vështirë dhe shumë të rëndësishme në javën e parë të Superligës. Skuadra kryeqytetase ia doli 2-1 ndaj Egnatias në “Elbasan Arenë” duke e nisur siç duhet sezonin. Gjithsesi, suksesi ishte me përmbysje dhe u arrit vetëm në minutën e 8-të shtesë kur Xhulio Skuka shënoi golin e dytë. Ekipi nga Rrogozhina kaloi i pari në avantazh në pjesën e parë dhe luajti mjaft mirë. Pas pushimit, Hoti barazoi për Partizanin dhe në fund shënoi Skuka, Egnatia nuk e meritoi humbjen. Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit italian, Kolela, që mori ekipin vetëm pak ditë më parë. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Erzeni shkaktoi një të papritur duke mundur Vllazninë 1-0. Skuadra shijakase triumfoi në stadiumin e Durrësit falë golit të shënuar nga Rodrigez në minutën e 22-të duke bërë një rikthim të madh në Superligë pas 19 viteve.
Sfidanti.al