U bënë muaj që pas martesës, vendosi të ndryshonte edhe skuadër. Azdren Llullaku ka lënë Rumaninë, Kazakistanin dhe Italinë, e tani luan në Bjellorusi për Shahterin e Soligorskut, aty ku më parë ishte edhe Bakaj. Ish-sulmuesi i kombëtares, gjithsesi, ka bërë një paralajmërim se vazhdimi i kampionatit bjellorus mund të sjellë probleme të mëdha për shëndetin e lojtarëve.
Ai pati një lidhje direkte me “Skaj Italian”, ku theksoi se gjëja më e mirë që duhet të bëhet, është të ndërpritet Premier Liga. “Tifozët nuk vijnë në stadium, ndërsa neve na thonë se duhet të zbresim në fushë”, – u ankua 32-vjeçari nga Kosova. Ai zbuloi edhe se një lojtar në Bjellorusi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, edhe pse nuk bëri të ditur identitetin e tij.
Pavarësisht nga sfida që autoritetet po i bëjnë epidemisë, ajo për përhapet edhe në shtetin e Europës Lindore. Deri tani, sipas të dhënave zyrtare, ka mbi 700 të prekur nga virusi, dhe 13 vdekje të konfirmuara, ndërsa tendenca është në rritje.
Sfidanti.al