Benfika shkëlqen drejt çerekfinaleve, deri ku mund të arrijë në Champions?!

Dominimi ishte i plotë, por tashmë do të nisë më e vështira. Këtë e di mirë Benfika, ndërsa “shqiponjat” e Lisbonës u kualifikuan në Champions me shifrat e bujshme 5-1 ndaj Klub Bryzhit. Portugezët janë në çerekfinale, ndërsa në total arriti rezultatin 7-1. Rafa Silva, Gonsalo Ramos dy herë, Zhoao Mario me penallti dhe David Neresh ishin autorët e golave përpara sesa Meijer të realizonte rrjetën e nderit për belgët. Statistikat e ndeshjes janë të qarta, pasi Benfika pati 21 gjuajtje ndaj 12 të miqve, pati 7 gjuajtje në portë dhe Bryzhi vetëm 2. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër në Champions? Varet nga shorti, nga forma, por edhe nga fati.

Sfidanti.al