Në kryeqytetin britanik kishin arritur me mijëra gjermanë më shumë sesa kishin bileta për në stadium. Ishte një mbrëmje kaotike në Londër ajo përpara ndeshjes Çelsi-Dortmund në Champions, pasi tifozët e Borusias deshën me patjetër që të kishin mundësi të hynin në “Stemford Brixh”. Mijëra prej tyre mësynë barrierat dhe kordonin e policisë duke krijuar një shqetësim të madh. Nuk ia dolën, por gjithsesi problemet ishin të mëdha dhe disa prej tifozëve arritën të kalonin.
Sfidanti.al