Nuk e dimë sa çfarë do të ndodhë kur Shqipëria e Silvinjos do të dalë në fushë, veç një gjë po e mësojmë këto ditë të para : Edi Reja dhe Silvinjo i ndan një endek i madh në sjelljet ndaj ..talenteve të vërtetë. Dhe sulmuesi Broja është dëshmia e gjallë e një prove të tillë. Kur sulmuesi ishte në kulmin e formës, dhe kur shokët e tij thonin me humor se “atë nuk e ndal as treni”, Edi Reja kishte gjithmonë një kritikë apo një vërejtje për sulmuesin, madje e ruante me fanatizëm si asin nën mëngë.
Kurse Silvinjo, si për të vrarë gjithë fantazmat që ka lënë pas Reja, ia mbathi për të takuar Brojën në Londë, tamam tamam për ta perqafuar, siç pohon vetë. “ Nuk folëm për taktikë ,as për lojë, por doja ta takoja, ta përqafoja…” Si vjen puna, e kishim Brojën si kokrra e mollës dhe shefat nuk e përqafonin, pasi kishin frikë nga lavdia e ngritur për të nga tifozët..
Madje tamam në Londër, ku shkoi ta takoi Silvinjo, është krijuar dhe historia më e plasaritur me Brojën. Trajneri Reja dhe “pronari i tij”, presidenti Duka, e dërguan sulmuesin në shkallët e tribunës, në ndeshjen me Anglinë. Mbetet një djallëzi e paparë dhe e padëgjuar, pale kur nuk e lanë as në stol..Më e bukura e Londrës, atë ditë pikante mëkatesh, ishte kur vetë presidenti u fut vet në “formacion”, u shfaq ,papritur, tek futbollisët në tunelin, para se të futeshin në fushë…
..Bravo Silvinjo ! Paska shkuar për të përqafuar Brojën dhe Bajramin, tamam dy futbollistët me talent , që paraardhësi i tij, Reja, nuk luajti me karta të hapura sinqeriteti. Të shkosh në Londër apo në Itali, vetëm për t’i përqafuar, kjo është se ç‘është. Ndaj, edhe në FSHF, po qahen se Silvinjo po udhëton shpesh me avion. Bëjnë sikur e kanë hallin tek çmimi i biletave, por është një çmim tjetër për t’u paguar…
Sfidanti.al