Bajerni është bërë gati për sfidën vendimtare në Champions dhe rreziku është i madh pavarësisht fitores 1-0 në fushën e Paris SG. Shqetësimi kryesor vjen nga vija e parë e francezëve, e përbërë nga Kilian Mbape dhe Lionel Mesi, edhe pse Nejmar nuk do të luajë për shkak dëmtimi. “PSG ka nevojë vetëm për një gol që të ekuilibrojë përballjen, – thotë trajneri bavarez, Julian Nagelsman, – pres që ata të bëjnë presion të madh që nga fillimi. Shpesh në kampionat, PSG luan duke u mbrojtur thellë e duke kundërsulmuar, varet sesi i kanë lojtarët në formë. Ndaj lojtarëve si Mbape apo Mesi duhet vetëm që ne të luajmë shpejt dhe të bëjmë presion. Të luajmë në sulm”.
Sfidanti.al