Elseid Hysaj këtë herë ishte në stol, por disfata nuk erdhi nga fakti që ai nuk luajti. Lacio nuk mundi ta vazhdonte “muajin e mjaltit” pas triumfit të jashtëzakonshëm 1-0 në stadiumin “Maradona” të Napolit, ndaj skuadrës më të mirë të Italisë, dhe njërës prej më të mirave të kontinentit. Disfata 1-2 në “Olimpiko” ndaj AZ të Alkmarit solli eliminimin e parakohshëm nga Liga e Konferencës, dhe konfirmoi fjalët e trajnerit Mauricio Sarri që skuadra e tij nuk ka garanci për vazhdimësi. Për momentin, më e rëndësishme është kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm. Sarri bëri rotacion, ndërsa Imobile ishte i dëmtuar. Pedro shënoi në 18’, por Pavlidhis dhe Kerkez përmbysën rezultatin.
Sfidanti.al