Bare shënon golin e parë në La Liga; mediat: Lojtari më me gjak i Espanjolit!

Ekipi it tij pati një ndeshje për t’u harruar, veçse për mesfushorin e Shqipërisë mund të thuhet ndryshe. Keidi Bare shënoi golin e tij të parë si lojtar i La Ligës spanjolle, në disfatën 1-5 të Espanjolit në fushën e Vijarrealit. Përballë një kundërshtari të fortë, që ndaloi Juventusin në Champions, katalanasit bardheblu nuk mundën të rezistonin, duke u dorëzuar thuajse plotësisht. Bare shënoi në minutën e 65-ët për 1-4, pasi Jeremi Pino realizoi katër gola radhazi nga minuta e 14-të deri në të 53-të, pra në vetëm 38’. E përditshmja “El Mundo Deportivo” e Barcelonës komentoi se “Keidi Bare ishte lojtari me më shumë gjak i ekipit, dhe shënoi pas shtyllës së goditur nga Raul Del Torres”. Humbja e vë në vështirësi Espanjolin duke e lënë në vendin e 13-të me 29 pikë, 8 pikë larg zonës që të zbret në kategorinë e dytë.

Sfidanti.al