Barcelona sy “shtylla kurrizore” e Spanjës, synohet Dani Olmo në 2022!

Reali ka disa muaj që është zhdukur nga “harta” e kombëtares së Spanjës, ndërsa paradoksalisht aty ndodhet ekipi i një krahine autornome që dëshiron të shkëputet. Barcelona sot ka disa futbollistë që mund t’i bëjnë punë trajnerit Luis Enrike, ndërsa synon të ketë edhe një tjetër të tillë. Përveç, Zhordi Albës, Busketsit apo Pedrit, drejtuesit katalanas dëshirojnë edhe sulmuesin Dani Olmo. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë për klubin e presidentit Laporta sepse Lajpcigu e ka spanjollin nën kontratë deri në 2024, por gjithsesi vera e ardhshme do të jetë afati i fundit që gjermanët të përfitojnë një shumë të rëndësishme nga kartoni. Lajpcigu nuk dëshiron ta humbasë për 16 milionë euro siç ndodhi me Marsel Zabicerin që mori Bajerni. Kartoni kushton 50 milionë euro sot, dhe vitin që vjen nuk pritet ta humbasë shumë vlerën, aq më shumë që për Olmon 23-vjeçar mund të ketë konkurrencë. Barcelona dëshiron të ketë lojtarë me moshë të re, dhe Olmo është njëri prej tyre.

Sfidanti.al