Barça e mburr Mesin në rrjetet sociale, por pret një shenjë nga kapiteni!

Kjo është të paktën përshtypja e mediave katalanase dhe spanjolle në përgjithësi. Nuk dihet qartë se çfarë komunikimi në fshehtësi po bëhet mes Barcelonës dhe Lionel Mesit, por dihen dy gjëra, e para që kapiteni e ka përfunduar kontratën me klubin në 30 qershor, dhe që katalanasit janë të bindur se do ta mbajnë. Ata dhanë një sinjal se Mesi cilësohet si njëri prej lojtarëve të tyre, duke bërë një përgëzim për të në rrjetet sociale për paraqitjen e shkëlqyer në çerekfinalen e Kupës së Amerikës me Argjentinën, në fitoren 3-0 ndaj Ekuadorit. “Thjesht Leo”, shkruhej në postimin e Barçës në Tuiter, së bashku me një video të golit të tij nga goditja e dënimit. Sipas mediave katalanase kjo tregon se klubi ka siguri se Mesi do të rinovojë, ndonëse duhet pritur si do të zgjdhet çështja e Lojës së Ndershme Financiare, lidhur me tavanin e rrogave.

Sfidanti.al