Anglia merr nesër vendimin për Premier Ligën dhe koronavirusin!

Do të ketë një takim këtë fillimjave në Londër, për të vendosur për të ardhmen krejt të afërme. Përfaqësues të qeverisë, të autoriteteve sportive dhe të televizioneve, do të diskutojnë mbylljen e dyerve të impianteve sportive për 2 javë, të paktën, në mënyrë që të luftohet epidemia e koronavirusit. Lajmet që dje ishin se në stadiumet e futbollit nuk mund të lejoheshin më shumë se 500 njerëz të pranishëm, praktikisht dyer të mbyllura. Gjithsesi, ekziston mundësia që të merret një vendim edhe për ndërprerjen për fare të kampionateve, ndonëse për momentin kjo nuk është hipoteza kryesore. Mbretëria e Bashkuar, ndryshe nga Italia, është më pak e goditur nga sëmundja, por jo e paprekur. Vërtet kanë humbur jetën vetëm 2 persona, por janë 209 të infektuar, ndërsa qeveria i ka kërkuar ndihmë 3 milionë vullnetarëve për të përballuar situatën.

Sfidanti.al