Analistët kritikojnë Guardiolën, Solskjeri kritikon arbitrin

Mançester Junajtidi iu afrua mrekullisë që bëri në fushën e Paris SG në Champions, duke fituar në stadiumin e Mançester Sitit, por pa ia dalë që të kualifikohej për në finalen e Kupës së Ligës në Angli. Një gol i Nemanja Matiçit i dha shpresë “djajve të kuq”, që kishin humbur 1-3 në “Old Traford”, dhe rregullat e kupës janë të tilla që sfida do të barazohej nëse shënohej goli i dytë. Gjithsesi, pati kritika pas ndeshjes, madje nga disa drejtime.

Ish-mbrojtësi i Sitit, Riçards, sot në rolin e opinionistit, sulmoi Pep Guardiolën duke deklaruar se trajneri katalanas u përpoq të luante me “taktika të stërholluara, që nuk dolën të suksesshme dhe që Junajtidi i kuptoi”. Siti humbi derbin e dytë të sezonit në shtëpi ndaj rivalit qytetës, pas atij në Premier Ligë. Po Ole Gunar Solskjeri çfarë tha? Norvegjezi arriti fitoren e dytë në “Etihad”, diçka e madhe, dhe kjo tregon sesa i çuditshëm është “mbretërimi” i tij, që kombinon fitore të tilla të mëdha, dhe humbje me skuadra te vogla.

“Arbitri gaboi që përjashtoi me të kuq Matiçin, – tha Solskjeri, – të dy kartonët e verdhë nuk ishin të drejtë, sidomos i pari. Kjo vendosi ndeshjen, edhe pse ne patëm një rast në fund edhe me10 vetë”. Analistët ishin dakord me norvegjezin, ndërsa Matiç ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes.

Sfidanti.al