Një korrrespondent nga Barcelona u ndodh në qendrën e madhe turistike spanjolle, pikërisht ndërsa aty pati një pikëpjekje mes dy njerëzve të futbollit. Gerard Romero postoi në Tuiter dy foto ku duken Ksavi Hernandez dhe Robert Levandovski (veç e veç) që hyjnë në një restorant në Ibicë, ndërsa fotot nuk janë të tijat, por nga “David, Hihante” (Jijante). Takimi i trajnerit të Barcelonës me sulmuesin e Bajernit vjen në kohën që ka një luftë të madhe për transferimin e polakut në “Kamp Nou”, dhe ishte një shenjë sesa seriozisht e kanë marrë palët. Barcelona e ka të vështirë, por mediat bavareze shkruajnë se për herë të parë Bajerni pati një përgjigje për kërkesën e katalanasve, ndërsa dy herët e mëparshme pati vetëm indiferencë. Kjo do të thotë se dy klubet po i afrohen një akordi.
Sfidanti.al