Kështu ka qenë vargu i një poezie të rilindasve shqiptarë të shekullit të 19-të, dhe kështu duhet të themi për Barcelonën. Klubi katalanas pos het “plaçkën e shtëpisë”, por ende nuk po arrin të krijojë fonde për të marrë lojtarë. Borxhet janë të shumta, afatat e kreditorëve krijojnë alarm, ndërsa sezoni i ardhshëm po afron. “Blaugranët” ende nuk kanë gjë në “terezi”, pasi nuk kanë ardhur përforcimet e pritura. Pasi shitën të drejtën për të bërë biznes, dhe pasi shitën pronësinë e 10 për qind të së drejtës televizive, në “Kamp Nou” do të duhet të shesin edhe 15 për qind tjetër të kësaj të drejte. Sipas mediave, kjo do të krijojë 200 milionë euro fonde dhe do të ndihmonte klubin për të marrë Robert Levandovskin, Bernardo Silvën (nëse pranon Siti), Rafinjën (nëse nuk e merr Çelsi) apo mbrojtësi francez Zhyl Kunde.
Sfidanti.al