Sulmuesi portugez thotë se dëshira është për të qendrur dhe në Milanelo duan që ta mbajnë. Kontrata e Rafael Leaos përfundon në qershor 2024, pra është momenti ose për ta rinovuar, ose për të menduar largimin me përfitim dypalësh. Në Itali thonë se këtë të premte do të ketë takim dhe se kuqezinjtë i kanë bërë një ofertë të rritur yllit të tyre 23-vjeçar, që është 7.7 milionë euro në sezon, nga të cilat 6.5 milionë të sigurta dhe 1.2 milionë me klauzola që besohet se realizohen pa problem. Vlen edhe të shihet sesi do të jetë klauzola e transferimit që për momentin është 150 milionë euro, ndërsa priten probleme nga Lila që nuk dëshiron të bëjë disa pagesa për Leaon, e nga ana tjetër që agjenti i portugezit, Zhorge Mendes, nuk i ka punët mirë me avokatin Ted Dimvula që është i përfshirë në rinovimin e kontratës.
Sfidanti.al