Ronaldo do të jetë kapiteni i “Yjeve të Ligës Saudite” ndaj PSG-së së Mesit!

Do t’i kemi sërish përballë dy gjigandët e futbollit botëror të shekullit të 20-të. Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi do të luajnë kundër njër-tjetrit këtë të enjte në një miqësore luksi që do të organizohet mes formacionit të yjeve të ligës saudite të futbollit dhe Paris SG. Lajmet janë që Ronaldo do të jetë kapiteni i formacionit më të mirë të kampionatit arab, ndërsa Mesi nuk do ta ketë shiritin tek PSG-ja, pasi aty është kapiten braziliani Markinjos.

Sfidanti.al