Sulmuesi që po kthehet në fokusin ofensiv të ekipit, është bërë i rëndësishëm dhe është pjesë e ringjalljes nën drejtimin e trajnerit Erik Ten Hag. Markus Rashford po e tregon veten këtë sezon me 16 gola, nga të cilët 8 në Premier Ligë, ndërsa Mançester Junajtidi dëshiron ta mbajë dhe të rinovojë kontratën në një kohë që për të interesohet edhe Paris SG. Me gjasë, francezët duan t’i japin duart Nejmarit, ose përgatiten për ndonjë largim të Mbapesë, veçse në “Old Traford” kanë bërë gati ofertën prej 300 000 paundësh në javë. Një rrogë e lartë, por jo e jashtëzakonshme, ndërsa “djajtë e kuq” duan të zbatojnë “rregullin Ronaldo”, pra që të mos ketë paga mbi këtë nivel tek Man. Junajtidi.
Sfidanti.al