Vazhdon beteja finale për titullin “kampion” në volejbollin e meshkujve, aty ku të enjten është zhvilluar edhe përballja e dytë. Dueli Tirana-Partizani, që u luajt në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë në Farkë është sjellë drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë një betejë maratonë që ka zgjatur afro dy orë e gjysmë.
