Pogradeci-Tirana do të jetë finalja e madhe që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në volejboll për vajza këtë sezon. Liqenoret siguruan një vend në finale pasi fituan të dyja sfidat gjysmëfinale kundër Skënderbeut me rezultatin 3-0. Ndërsa Tirana u kualifikua në finalen e madhe të sezonit pasi mposhti dy herë Dinamon në gjysmëfinale 3-0 dhe 3-2. Datat dhe oraret e finaleve do të publikohen në ditët në vijim nga Federata Shqiptare e Volejbollit.
sfidanti.al

