Barazim spektakolar 2-2 ndërmjet Liverpool dhe Manchester United në “Anfield”. Pjesa e parë u mbyll pa gol. Raste të shumta nga të dyja krahët, por mungoi konkretizimi. Lisandro Martinez dërgoi në festë “Djajtë e kuq”, me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Nuk vonoi përgjigja e The Reds, që vendosën ekuilibrat me Gakpo.
