Besëlidhja ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi lezhjan ka postuar në rrjetet sociale formacionin që do të zbresë në fushë në sfidën e sotme kundër Besës dhe aty gjendet edhe emri i trajnerit të ri. 33-vjeçari ka drejtuar Kastriotin dhe Burrelin në Kategorinë e Parë, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendës-trajnerit te Laçi.

