Rozher Federer sapo ka fituar turneun e 95-të në karrierë dhe mori një dhuratë ndoshta jo shumë të shtrenjtë nga ana financiare, por shumë të shtrenjtë në aspektin e respektit. Ish-kapiteni dhe zv. kapiteni i Interit, Havier Zaneti, i dhuroi bluzën e tij ziklatër me numrin 4. Federer ia doli në Bazel të Zvicrës, në atdheun e tij, në finalen me përmbysje ndaj argjentinasit, Huan Del Potro dhe Zaneti mendoi se ky ishte një moment me shumë kuptim. Edhe nga tifozët zikaltër në rrjetet sociale pati një reagim të madh, me përshëndetje dhe vlerësime. Zvicerani është ngjitur në vendin e dytë të të gjitha kohëve për fitoren e turneve individualë, duke lënë pas legjendën tjetër, Ivan Lendl me 94. Në krye mbetet amerikani Xhimi Konors me 109 tituj, por ndoshta Rozheri do të ketë aq fuqi në karrierë sa për t’u bërë ai rekordmeni.
Sfidanti.al