Viti 2017 është kthyer në vitin ‘horror’ për Carmelo Anthony si në aspektin sportiv ashtu dhe në atë personal. Në aspektin sportiv, basketbollisti 32 vjecar është i detyruar të shohë fazën e playoffit të NBA nga televizori për të 4 vit radhazi, ndërkohë që në jetën personale po përballet me divorcin nga bashkëshortja e tij, aktorja LaLa Vazquez, që mund ta shtyjë atë të largohet nga skuadra e New York Knicks. Sipas asaj që publikohet nga portali TMZ, çifti prej javësh jeton i ndarë dhe se aktorja tashmë ka blerë apartamentin e saj në New York pasi nuk dëshiron që të largohet nga qyteti.
Kjo do të thotë se ai që pritet ta bëjë këtë lëvizje është pikërisht Carmelo Anthony edhe pse në kontratën e tij me Knicks ekziston klauzola që e lejon futbollistin të vendosë veton për transferimin e tij. Duke parë këtë situatë të re Anthony nuk e sheh me sy të keq kalimin në drejtim të një skuadre që është në gjendje të luftojë për titullin kampion të NBA.
sfidanti.al