Verstapen fiton në SHBA, Hamilton po i ngjan Shumaherit

Ishte viti 2005 dhe një pilot 24-vjeçar bëri që të shkurorëzohej “Mbreti” i vërtetë i Formula 1. Mikael Shumaher zbriti atë vit në vendin e tretë, në 2006 doli i dyti (kampion sërish Fernando Alonso) dhe u detyrua të tërhiqej nga sporti. Edhe pse u kthye në 2010-2012, ai nuk ishte më legjenda e mëparshme dhe rekordet e tij u arkivuan. Kanë kaluar 16 vjet dhe një 23-vjeçar si Maks Verstapeni po shkurorëzon legjendën e sotme të Formula 1, Ljuis Hamiltonin. Pas një gare të jashtëzakonshme në Çmimin e Madh të SHBA-së në Ostin, holandezi i Red Bullit fitoi me vetëm 1 sekondë diferencë ndaj anglezit të Mercedesit duke qenë 12 pikë përpara në renditje, ndërsa duhen edhe 6 gara deri në fund. Verstapen ka fituar 8 gara, më shumë sesa 7 herë kampioni i botës dhe duket më mirë fizikisht dhe me më shumë ambicie. Me gjasë, edhe Red Bulli për momentin është më mirë se Mercedesi, siç nuk ishte në disa gara më parë.

Sfidanti.al