Nuk është nga ata trajnerë që bien dakord që t’i ndërhyrjnë në punë shefat. Antonio Konte njihet mirë se çfarë karakteri ka, aq sa nuk ka ngurruar të përplaset me drejtuesit tek Juventusi, Çelsi apo Interi, por gjithsesi mbetet një njeri fitues. Tek Mançester Junajtidi po mendojnë që ta sjellin në stol në vend të Ole Gunar Solskjerit, veçse mediat italiane dhe ato angleze shkruajnë se Konte ka kushtet e tij. Së pari, italiani do të kërkojë që të ketë autonomi të plotë në marrjen e lojtarëve të rinj dhe largimin e atyre që nuk i duhen. Po ashtu, shqetësimi tjetër i madh i tij ka lidhje me mënyrën sesi po drejtohet klubi. Nuk dihet nëse palët do të bien dakord, ndërsa italiani njihet si trajner fitues, që sjell trofe kudo ku shton, ndonëse nuk është nga dashnorët e spektaklit.
Sfidanti.al