Vavrinka – pengesa e fundit e Nadalit për trofeun jubilar në “Rolan Garos”

Rafael Nadali do të ndeshet më Stan Vavrinkën në finalen e turneut Grand Slem, “Rolan Garos”, që do të luhet në Paris, të dielën, në orën 15:00. Nadali ishtë bindës në fitoren e tij ndaj tenistit të ri austriak, Dominik Tim, të cilin e mundi “pastër” 6-3,6-4 dhe 6-0, duke arritur, kështu, në finale pa humbur, deri tani, asnjë set. Vavrinka, nga ana e tij, bëri një përmbysje në ndeshjen kundër Endi Mareit, duke fituar në gjysmëfinale me rezultatin 6-7, 6-3, 5-7, 7-6 dhe 6-1.

Rafa popullor do të përpiqet, kështu, që të arrijë trofeun e tij jubilar të 10-të në këtë turne prestijioz, në të cilin ai ka trimfuar në të nëntë finalet, ku ka marrë pjesë. Vavrinka, nga ana tjetër, deri tani, ka lënë një përshtypje mjaft të mirë në ndeshjet e fundit të turneve Grand Slem, në të cilët ai ka fituar në të gjitha të tre finalet, ku ka luajtur, në Australia Open – më 2014, “Rolan Garos” – më 2015 dhe në USA Open – më 2016.

Sfidanti.al