Uimbeldon bëhu gati, po vjen “plaku i bukur” Roxher Federer

Roger Federer është përgatitur për Wimbledon me një fitore bindëse ndaj Alexander Zvarev në finale të “Gerry Weber Open” në Halle të Gjermanisë.

Ky ishte titulli i 9-t i Federerit në Halle, që është rekord, shkruan Express.

Zvicerani 35-vjeçar, i cili po synon ta fitojë titullin e 8-t në Ëimbledon, fitoi 2-0 me sete (6-1, 6-3) brenda vetëm 53 minutave.

Ky është titulli i katërt i Federerit këtë vit, po aq sa ka edhe rivali i tij i vjetër, Rafael Nadal.

Ndërkohë, Wimbledon, grand slami i tretë për këtë vit, do të fillojë më 3 dhe do të zgjasë deri më 16 korrik.