Skënderbeu sapo është dënuar për manipulim ndeshjesh edhe në futbollin shqiptar, por edhe në ditën e tij më të keqe, klubi korçar duket se nuk është vetëm. Kukësi shkaktoi një tërmet me një humbje 0-7 ndaj një ekipi modest të Bundesligës së Austrisë. Me një rezultat që të kujtonte disa nga miqësoret e famshme të Skënderbeut (të humbura me rezultate thuajse tenistike), kuksianët sikur u thonë korçarëve: Mos kini frikë, jam edhe unë me ju.
Kompania hetuese “Federbet”, ajo që “fundosi” Skënderbeun, nxorri konkluzionin e pritshëm se “ndeshja ishte e fiksuar”, diçka që normalisht ka nevojë për hetim që të quhet një “e vërtetë”. Pavarësisht se futbolli nuk është një lojë kaq shumë logjike dhe me saktësinë e matematikës, sërish pakkush mund të arrijë të kuptojë sesi një skuadër si Volfsbergeri (e 8-ta në Bundesligën austriake), të shënojë 7 gola në një ndeshje ndaj kampiones së Shqipërisë, ndërsa në 36 takime të kampionatitë saj mezi shënoi 40 herë.
Dhe ndaj kujt i shënoi? Ndaj atij Kukësi që ia ka nxirë jetën disa prej ekipeve të rëndësishëm kontinentalë, që i pati përballë vitet e fundit në Ligën e Europës. Mbetet ende pa përgjgje pyetja: Përse ekipet trukojnë (ndonëse Kukësi nuk është i akuzuar) kur e dinë se mund të dënohen, sidomos pikërisht në kohën kur sapo është dhënë një ndëshkim?
Sfidanti.al