Tokyo 2020; Japonia studion plane alternative për shtyrjen e evenimentit

Edhe Japonia ka filluar të marrë seriozisht në konsideratë mundësinë e shtyrjes së Lojërave Olimpike të Tokyos 2020. Pandemia coronavirus ka sshkaktuar shtyrjen e disa evenimenteve sportive ndërkombëtare, por deri tani IOC dhe Japonia e mohonin  me forcë marrjen e një vendimi për të mos zhvilluar Lojërat Olimpike në muajt e verës.

Por tani sipas një burimi të brendshëm të Komitetit Organizativ, dicka po lëvix për të përgatitur një plan I ri në rast se do të ketë një shtyrje të Tokyo 2020. Starti I fillimit të Lojërave Olimpike vazhdon të jetë zyrtarisht I programuar për në 24 korrik dhe Japonia, vendi organizator mendon se deri në atë datë emergjenca coronavirus do të jetë larguar. Por lajmet flasin për të kundërtën duke qenë se në ditët e fundit u shtynë edhe evente të tjera të mëdha si Euro 2020 që do të zhvillohet në 2021 si dhe disa gara në botën e motorsportit dhe evente të tjera në tenis e jo vetëm.

E para që foli për mundësinë e pranimit të idesë për spostimin e Lojërave Olimpike ishte agjencia e lajmeve Reuters që citoi një burim brenda komitetit Organizativ që shpjegoi se si nisën diskutimet për mundësinë e shtyrjes së evenimentit teksa përmendi disa plane që duhen marrë në konsideratë. ‘Më në fund na u kërkua që të studiojmë zgjedhje alternative nëse do të ketë shtyrje të Olimpikeve-tha burimi brenda Komitetit Ekzekutiv-po përpilojmë një plan B, C, D në bazë të kohës se kur do të shtyhet eventi’.

Sfidanti.al