Me sulmuesin nga Argjentina do të plotësohej një e gjashta e totalit të të ardhurave vjetore. Interi dihet se kërkon 70 milionë euro nga kartoni i Mauro Ikardit, që do të thotë një sasi e rëndësishme e parave që hyjnë në arkë në një vit (shuma bën 417 milionë euro). Po ashtu, zikaltërit do të donin të fitonin sa më shumë nga kartonët e Ivan Perishiçit dhe të Raxha Naingolanit, të cilët për momentin janë të huazuar, ashtu si edhe argjentinasi. Me Bajernin duket se mund të realizohet ajo që është menduar, pasi trajneri Hansi Flik e pëlqen Perishiçin, edhe pse bavarezët do të donin një ulje të vlerës së kërkuar. Më keq punët për Ikardin dhe Naingolanin. Sidomos, shqetëson fakti që ish-kapiteni është duke u ulur shpesh në stol tek Paris SG, 5 herë radhazi, dhe 6 herë në 7 ndeshjet e fundit. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Ikardi mund të jetë viktimë e një lufte për pushtet mes trajnerit Tuhel dhe drejtorit Leonardo, por kjo nuk është se ngushëllon shumë.
Sfidanti.al