Dita e parë e testeve parasezonale të Formula 1 në Barcelonë u mbyll nën shenjën e Ferrarit dhe Sebastian Fetel. piloti gjerman i Kokëkuqes italiane ishte dominues gjatë gjithë kohës duke regjistruar kohën më të mirë të testeve me 1 minutë 18 sekonda e 161 të mijtat. Sigurisht është ky vetëm një lloj treguesi duke qenë se kur ka mbetur vetëm 1 muaj nga fillimi i kampionatit, për pilotët është e domosdoshme që të përshtaten sa më shpejt me makinat e tyre të reja. Kjo shpjegon se përse Fetel kreu plot 169 xhiro duke u bërë piloti që përshkoi më shumë kilometra në këtë ditë të parë testesh.
Por Ferrari mund të konsiderojë këtë ditë provash shumë pozitive jo vetëm për kohën e Fetel, por edhe për paraqitjet e skuadrave që Kokëkuqja italiane furnizon me motorë. Kështu Groszhan me Team Has shënpoi kohën e tretë më të mirë pas Carlos Sainz me Meklaren, ndërsa Kimi Raikkonen me Alfa Romeo Racing u rendit në vendin e 5 me 1.3 sekonda më shumë se ish shoku i tij i skuadrës. Mes Raikkonen dhe Groszhan, në vendin e katërt u rendit Maks Vershtapen .
Mercedes në këtë ditë të parë testesh u pa në hije me Bottas dhe Hamilton që u renditën respekrivisht në vendin e 8 dhe të 9. Në vështirësi u pa edhe Daniel Ricardo me Renault që u rendit i 11 dule regjistruar edhe kohën më të dobët të kësaj dite të parë testesh parasezonale në Formula 1.
sfidanti.al