Të gjithë janë kundër Novak Djokovic. Evenimenti i tij, Adria Tour për bamirësi, i pari i zhvilluar me dyer të hapura pas pandemisë, rezultoi një dështim total. Në këtë eveniment nuk u mor asnjë masë sigurie sanitare duke bërë që ky eveniment të shndërrohet në një vatër të vërtetë e Covid-19 që goditi ndër të tjerët edhe vetë Djokovic , bashkëshorten dhe trajnerin e tij si dhe dy emra të njohur të tenisit botëror; Grigor Dimitrov e trajnerin e tij, Borna Coric e shumë punonjës të tjerë.
Tani shumë prej kolegëve e kanë vënë numrin 1 të renditjes botërore në qendër të kritikave me Djokovic që në muajt e kaluar nuk e k fshehur skepticizmin në lidhje me masat antipandemi. Sipas asaj që publikohet të ‘The Guardian’ në versionin online të saj tenistët e tjerë përvec kritikave I kanë kërkuar Djokovic që të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të lojtarëve të ATP ku edhe kjo e fundit e kritikoi tenistin serb nëpërmjet presidentit Andrea Gaudenzi.
Prindërit e tij po tentojnë që ta shfajësojnë Djokovic duke ia ngarkuar fajin Dimitrov, por agjenti i këtij të fundit I mohoi në mënyrë kategorie akuzat duke theksuar se tenisti bullgar ishte mirë dhe qëndroi 3 muaj në izolim përpara se të shkonte në Beograd. Ndërsa argjentinasi Guido Pella e akuzoi Djokovic se luajti me shëndetin e shumë personave
Paul Annacone që ka stërvitur dhe Roger Federer e Andy Murray tha se pasioni i serbit për bamirësinë errësoi të gjitha informacionet, të gjithë shkencën. Ai shtoi se gjithcka u bë për një kauzë të mirë, por rezultati final ishte një katastrofë. Annacone tha gjithashtu se janë 10 persona në Këshillin e lojtarëve të ATP dhe duhet të kuptojnë sesi ndihen për të gjithë këtë.
‘Janë 500 tenistë në mbarë botën që janë në fije të perit, duke shpresuar që në 8 javë të mund të luajnë US Open. Cdo veprim sjell pasoja-tha Annacone’
Kritika të ashpra u bënë edhe nga australiani Nick Kyrgios. ‘Kjo është ajo që ndodh kur nuk respektohet protokolli I sigurisë-tha Kyrgios.
Ndërkaq, vetë Djokovic kërkoi ndjesë, duke u uruar të gjithëve shërim të shpejtë, ndërkohë që edhe Dominic Thiem që doli negativ u shpreh I penduar, por tashmë dëmi është bërë….
Sfidanti.al