Holanda rihap stadiumet, por tifozëve iu ndalohet të këndojnë

Holanda do të bëhet vendi i parë që do të hapë stadiumet e tifozëve, por me ndonjë kusht të cuditshëm. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë kryeministri i vendit Mark Rutte gjatë një konference për shtyp teksa pohoi se numri I tifozëve në stadium do të jetë i  reduktuar në mënyrë që të respektohet distancimi social.

Por rregulli më i cuditshëm është se tifozëve nuk do t’u lejohet të këndojnë në stadium në mbështetje të skuadrave të tyre, por të duartrokasin apo të fërshëllejnë.

‘Nëse në stadium do të këndohet atëherë ata do të mbyllen sërish kaq e thjeshtë është-tha Rutte-nëse bërtet apo këndon me zë të fortë, atëherë probabiliteti i përhapjes së virusit është i lartë

Kampionati holandez i futbollit pritet të nisë në 12 shtator, por ndeshjet e para që do të kenë tifozë në stadium me shumë mundësi do të jenë ato të përfaqësueses holandeze në Nations League ndaj Polonisë dhe Italisë në 4 dhe 7 shtator.

Sfidanti.al