Të pakënaqur me Xhokovic, Nadal dhe Federer takohen për disa prë

Rafael Nadal dhe Roxher Federer zhvilluan një takim me njëri tjetrin në banesën ku akomodohet zvicerani në Indian Uells. Dy legjendat e tenisit botëror diskutuan për të ardhmen e këtij sporti, ndërkohë që nuk ngurruan të shfaqnin edhe pakënaqësinë e tyre kundrejt Novak Xhokovic.

Tenisti nga Bazeli tha për ‘Tennis Channel’ se ai che Nadal folën me orë për Xhokovic dhe shkaku është largimi i presidentit të ATP, Kris Kermod pas 6 vjetësh qëndrimi në këtë post. Largimi i Kermod u bë me kërkesë të Këshillit të Tenistëve që ka si president pikërisht Novak Xhokovic. Tenisti serb mesa duket nuk u këshillua me asnjë prej tyre kur dihej pesha që këta dy tenistë te pjesa tjetër të lojtarëve. Për më tepër Nadal e Federer kanë qenë zv/presidenti dhe presidenti i Këshillit

Xhokovic imponoi largimin e Kermod dhe kërkon më shumë para për tenistët modestë dhe për këtë arsye kërkoi votimin kundër rinovimit të Kermod, ndërkohë që Nadal e Federer do të dëshironin qëndrimin e tij

‘Dua të di se cili është motivi i mosrinovimit të Kermod. është e rëndësishme që të mësohet se përse ndodhi ky ndryshim dhe cfarë do të ndodhë tani, cfarë ka në axhendë-tha Roxher Federer për median zvicerane duke shtuar se kërkoi takim me Xhokovic-ishte shumë i zënë, më sugjeroi takimin një ditë më pas, por vendimi ishte marrë. Fola me Nadal, erdhi në shtëpinë time, morëm kafe dhe jemi të një mendje, Na duhet një plan i qartë për të ardhmen dhe nuk jam i sigurt se cili është. është e rëndësishme që të dimë se deri ku do të shkojmë’

Më herët edhe Nadal e kishte shprehur keqardhjen e tij në një konferencë për shtyp. ‘U zhgënjeva që askush nuk më mori në telefon për të më thënë se Kermod nuk do të qëndronte në krye të ATP-u shpreh numri 2 i renditjes botërore.

sfidanti.al