Ju kujtohet Emerson? E bija nuk e takon prej 3 vitesh

‘Baba e ndjej vërtet shumë mungesën tënde. Janë disa gjëra që paraja nuk mund t’i blejë sic është koha dhe dashuria e njerëzve dhe unë nuk mund të besoj se nuk më do më-Ky është apeli i bërë nga Karolajn Da Roza, vajza e ish futbollistit të Romës, Juventusit e Milanit, Emerson. Da Roza nuk e sheh të atin prej 3 vitesh dhe këtë apel ajo e bëri në studion e emisionit ‘Domenica Live’ të Barbara D’Ursos ku ajo ishte e ftuar.

Gjatë bisedës me moderatoren e njohur italiane, tenistja dhe njëkohësisht influencer në internet tregoi të gjithë dhimbjen e saj për mungesën e të atit dhe të mbështetjes së tij.

sfidanti.al